Janë publikuar disa fotografi që tregojnë shenjat që ka marrë Angelina Jolie pas përleshjes fizike me ish bashkëshortin e saj, Brad Pitt teksa po fluturonin me avionin e tyre privat në vitin 2016. Aktorja 47 vjeçare i dërgoi FBI-së imazhet që tregonin mavijosjet që kishte marrë në dorën dhe bërrylin e saj.
Gjithashtu, aktorja me famë botërore pretendon se ish partneri e kapi me forcë dhe e mori në pjesën e pasme të avionit duke i bërtitur: “Ti po shkatërron këtë familje”. Jolie pretendon se Pitt e shtyu dhe duke e përplasur me një karrige, sipas dokumenteve të FBI-së. Jolie tha se dy fëmijët e tyre ishin jashtë derës.
Ata pyetën “A je mirë mami?” Pitt dyshohet se bërtiti: “Jo, mami nuk është mirë. Ajo po e shkatërron këtë familje. Ajo është e çmendur”, thuhet në raport. Sipas Jolie, njëri nga fëmijët e shau, gjë që e zëmëroi aktorin. Aktorja gjithashtu pretendon se ai donte ta sulmonte fëmijën por në atë moment ndërhyri ajo.
Jolie pretendoi në raport se pësoi lëndime në shpinë dhe bërryl pasi aktori e kishte shtyrë drejt një karrigeje. Jolie pretendon gjithashtu se Pitt vazhdoi të pinte dhe se i hodhi birrë. Pasi mbërritën në Los Anxhelos, ata patën një përleshje fizike dhe se Pitt e pengoi atë dhe fëmijët të dilnin nga avioni për 20 minuta.
Jolie paraqiti kërkesën për divorc menjëherë pas incidentit dhe përfundimisht u ndanë në vitin 2019. Në vitin 2020, Jolie tha për Vogue se u nda me Pitt për hir të fëmijëve të saj. “U ndava për mirëqenien e familjes time”, tha ajo. “Ishte vendimi i duhur. Unë vazhdoj të fokusohem në shërimin e tyre.”
Pak muaj më parë, FBI u padit nga një grua anonime me pseudonimin “Jane Doe”, por së fundmi është zbuluar se pas kësaj qëndron Angelina e cila kërkon publikimin e dokumenteve pasi një hetim për Pitt u mbyll.
Në raportin e tij përfundimtar, Departamenti i Shërbimeve për Fëmijë dhe Familje të Qarkut të Los Anxhelosit arriti në përfundimin se Pitt, i cili ka pranuar më parë se kishte probleme me alkoolin, nuk ka abuzuar fizikisht me asnjë nga fëmijët e tij.
/abcnews.al