Incidenti me taksinë në Moskë, hetuesit përjashtojnë pistën e terrorizmit

schedule15:21 - 17 Qershor, 2018

schedule 15:21 - 17 Qershor, 2018

Hetuesit kanë përjashtuar pistën e terrorizmit në incidentin në Moskë ku një taksi përplasi dhe plagosi 7 persona. Autori thotë se përplasja ishte aksidentale.

Menjëherë pas paralajmërimeve për sulme të mundshme terroriste në Rusi për shkak të zhvillimit të Kupës së Botës, ka ardhur dhe një incident i tmerrshëm pikërisht në Moskë. 7 persona mbetën të lënduar pasi një taksi përplasi disa kalimtarë në qendër të kryeqytetit. Menjëherë autoritetet hapën një hetim, në të cilin u përjashtua menjëherë pista e terrorizmit.

Pas ngjarjes, shoferi i taksisë është marrë në pyetje. Ai tregoi se është larguar pas përplasjes së kalimtarëve pasi kishte frikë se mund të vritej nga të pranishmit. Pamjet filmike tregojnë disa qytetarë që ndjekin autorin dhe që e qëllojnë atë me mjete rrethanore.

Ndër personat e plagosur në incident janë përfshirë dhe disa tifozë të Meksikës që kanë udhëtuar për në Rusi për të mbështetur kombëtaren e tyre në kampionatin botëror të futbollit. Autori është identifikuar si një 28-vjeçar nga Kirgistani. Ky i fundit tha se përplasje ishte aksidentale dhe jo e qëllimshme. Megjithatë një hetim është hapur për të saktësuar rrethanat. /abcnews.al