Incidenti me fansin në koncert, reagon për herë të parë reperja shqiptare

schedule07:33 - 30 Mars, 2022

schedule 07:33 - 30 Mars, 2022

Melinda Ademi ka reaguar për incidentin e pak ditëve më parë, ku një fans e tërhoqi nga këmba teksa po këndonte. Fansi ka qenë prezent në koncertin në Vjenë të Austrisë dhe kishte qenë në gjendje të dehur. Menaxheri i reperes ka reaguar duke goditur fansin.

Por së fundmi ka ardhur dhe reagimi i reperes, e cila kërkoi ndjesë duke sqaruar se nuk ishte në dijeni të faktit se personi në fjalë ishte i dehur dhe se kishte përjetuar momente të frikshme. “Respekt për djalin dhe unë personalisht i kërkoj falje dhe ndjesë.”, shkruan ajo.

Reagimi i plotë: 

“Është shumë e frikshme për një femër të të kapin nga këmbët ashtu, ka qenë shumë moment i keq për mua dhe kam pasur shumë frikë të madhe. Dhe nga paniku i madh s’kam ditur si të reagoj por kam dashur të marr telefonin dhe të bëj një video e të them në mikrofon që s’është gjë e mirë me kap një femër nga këmbët sepse ajo mund të rrëzohet ose lëndohet ose diçka edhe më e keqe.

Domethënë, në ato momente nuk isha vetvetja sepse dikush më ka prekur dhe sulmuar. Kërkoj falje dhe ndjesë personalisht për këtë keqkuptim të madh sepse edhe fansi ka qenë shumë i dehur dhe unë në ato momente nuk e kam kuptuar që djali është në atë gjendje.

E di që shumë njerëz gjykoni që kërcej ose afrohem tek njerëzit, por muzika ime është ritmike dhe për tu kërcyer e për t’u kënaqur, prandaj jam afruar dhe afër juve që të kënaqem bashkë me ju sepse gjithmonë kur afrohem fitoj energji pozitive dhe të bukur nga fansat e mi.

Jeta nuk është gjithmonë bardh e zi, nganjëherë ka keqkuptime dhe probleme por unë shpresoj që do të më kuptoni, ose të paktën të provoni të më kuptoni. Respekt për djalin dhe unë personalisht i kërkoj falje dhe ndjesë. Me respekt, Melinda Ademi,” shkroi ajo. /abcnews.al