Incidenti me “Audi”-n në Elbasan, tre të dyshuarit tërhiqen nga kërkesa për liri

schedule15:36 - 17 Nëntor, 2017

schedule 15:36 - 17 Nëntor, 2017

Tre personat e arrestuar për incidentin e 18 shtatorit në Elbasan, ku mjeti i zv.drejtorit të policisë u godit nga një “Audi” i blinduar kërkuan ndryshim të masës së sigurisë tek Krimet e Rënda. Të dyshuarit Ledio Zabeli dhe Valmir Dedja kërkuan lirim nga masa e “arrestit në burg”, ndërsa Kelmend Xhaferri nga ajo e “arrestit shtëpiak”. Në tre seancat e zhvilluara paraditen e së premtes, të dyshuarit u tërhoqën nga kërkesa. Avokati mbrojtës i tyre, Eno Bushi, pretendoi se i mungojnë disa akte të hetimit. Ai i tha gjyqtares Miliana Muça se tërhiqej nga kërkesa, pretendim që u miratua edhe nga klientët e tij. E gjendur në këto kushte gjykata vendosi pushimin e të tre çështjeve.
Përplasje e mjetit të nëndrejtorit të Policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi, aktualisht i shkarkuar, ndodhi në lagjen “Dyli Haxhire”, gjatë një operacioni policor për verifikimin e mjeteve luksoze apo të dyshuara të trafikuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!