Austria dhe Maqedonia e Veriut zhvilluan ndeshjen e parë në grup pë Europianin. Fqinjët tanë humbën me shifrat 3-1, por përveç rezultatit bujë bëri edhe sharja “Të q****a mamanë shqiptare”, që Marco Arnautovic bëri drejtuar një prej shqiptarëve të Maqedonisë.
Lojtari i Austrisë kërkoi falje dhe u shpreh se nuk është nacionalist dhe kërkoi falje, por kaq nuk mjafton për Federatën e Maqedonisë. Kjo e fundit njofton se ka dërguar kërkesë për dënim maksimal për Arnautovic.
“FFM dënon ashpër sulmin nacionalist të futbollistit austriak Marko Arnautoviç, pas golit të shënuar në ndeshjen e mbrëmshme me Maqedoninë, drejtuar Ezgjan Alioskit. Gjithashtu, informojmë se kemi dorëzuar shkresë zyrtare tek UEFA në të cilën kërkojmë dënim maksimal për Marko Arnautoviç”.
“Si ‘Shtëpia e futbollit’ çdo herë jemi kundër nacionalizmit dhe diskriminimit dhe të gjitha formave të tjera të ofendimeve dhe sulmeve, të cilat nuk janë në frymën e futbollit dhe vlerave, për të cilat të gjithë luftojmë”, shkruhet në njoftimin zyrtar të FFM. /abcnews.al