Në kuadër të situatës së krijuar gjatë ditëve të fundit në Rusi, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning ka theksuar se ato janë në komunikim të vazhdueshëm me homologët e tyre rus.
“Kina dhe Rusia mbajnë komunikim të mirë dhe të ngushtë në të gjitha nivelet”, ka thënë Ning, në konferencën e përditshme të qëndrimin zyrtar të Pekinit për kaosin e krijuar gjatë fundjavës në Rusi, ku theksojnë se “incidenti i grupit Wagner është një çështje e brendshme” e Moskës.
Ndër të tjera zyrtarja kineze shprehet se Kina mbështet dhe beson se Rusia mund të ruajë stabilitetin kombëtar dhe të arrijë zhvillim dhe prosperitet.
“Si një fqinj miqësor dhe partner global i koordinimit strategjik në epokën e re, Kina mbështet dhe beson se Rusia mund të ruajë stabilitetin kombëtar dhe të arrijë zhvillim dhe prosperitet“, ka thënë ajo. /abcnews.al