Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 14 nga 17 protestuesit e arrestuar në protestën e dytë që u zhvillua në Tiranë për vrasjen e Klodian Rashës, në datë 10 dhjetor.
Për 3 protestues gjykata vendosi që të vijojnë që të qëndrojnë në burg, 5 i la në arrest shtëpie dhe 9 në detyrim paraqitje. Nesër do të dalin para gjykatës për verifikimin e masës së sigurisë 30 të arrestuar nga protesta e tretë në Tiranë.
Nga protestat që janë zhvilluar në Tiranë në 4 netët e fundit janë shënuar shumë incidente, ndërkohë që sonte është paralajmëruar një tjetër tubim në orën 18:00, si cdo natë, përpara Kryeministrisë. Protestuesit kërkojnë largimin e drejtorit të policisë së shtetit Ardi Veliu./ db/Abcnews.al