Arritëm një fitore historike ndaj Polonisë, por si gjithmonë incidentet nuk mungojnë. Tensioni dhe përplasja para nisjes së takimit, ka rezultuar në rreth 30 stola të thyer në sektorin e tifozëve polakë të cilët u përplasën fizikisht edhe me forcat e policisë.
Sa i përket tifozëve kuqezi që ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit, pavarësisht spektaklit të krijuar gjatë 90 minutave dhe mbështetjes maksimale, hedhja e disa flakadanëve në fushë që në minutën e parë të ndeshjes, do t’i kushtojë një gjobë FSHF-së.
Ndërkaq, kujtojmë që në përballjen e vitit 2021, incidentet që ndodhën gjatë përballjes me Poloninë, ku një prej lojtarë polak u godit me një shishe uji, i kushtoi një gjobë prej 170 mijë frangash Federatës Shqiptare të Futbollit. /i.m /abcnews.al