Incidentet me tifozët e “zjarrtë” në Tiranë, Karamuço: Shqipëria menaxhoi me sukses huliganët

schedule11:58 - 26 Maj, 2022

schedule 11:58 - 26 Maj, 2022

Mbrëmjen e djeshme (25 maj) u zhvillua finalja e parë e turneut më të ri të UEFA-s, Conference League në stadiumin “Air Albania” në Tiranë midis Romës dhe Feynoord.

Skuadra italiane e Romës ia doli të mposhtë skuadrën holandeze të Feyenoord me rezultatin 1-0.

Por si u menaxhuan tifozët e zellshëm të dy ekipeve, të cilët të martën e 24 majit shkaktuan trazira në kryeqytet, duke u përplasur me policinë.

Në lidhje me këtë pedagogu i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në studion e Abc Live pohoi se situata e tifozëve të huaj u menaxhua mirë nga policia shqiptare. Karamuço tha se vendi ynë kaloi me sukses sfidën me tifozët e rrezikshëm.

Lexo edhe: FOTO/ Trofeu i parë i Conference League, çfarë shkruajnë mediat më prestigjoze për triumfin e Romës në Tiranë

Ai tha se një natë para ndeshjes policia selektoi personat problematikë, duke i larguar nga vendi.

“Nga të dyja palët pati incidente të rënda. Shija në fund ishte pozitive, sidomos në natën finale. Arritëm që të kalonim me sukses sfidën. U menaxhua në mënyrë të suksesshme. Në Rotterdam ka pasur gati 80 arrestime nga tifozët e Feynoord. Incidentet priteshin por u tejkaluan.

Janë selektuar personat më problematikë dhe janë depërtuar.

Në një farë mënyrë u reduktuan tendenca e tyre për të pasur përplasje gjatë natës së dytë. Për fat të mirë nuk pati plagosje të rënda përveç një efektivi që u qëllua me thikë. Ka pasur informacione që thikat , shishet e qelqit mos bien në dispozicion të turistëve,” tha Karamuço./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!