Incidentet e dhunshme mes turqve dhe kurdëve në Belgjikë, kryeministri belg bën apel për qetësi

schedule15:31 - 27 Mars, 2024

schedule 15:31 - 27 Mars, 2024

Kryeministri belg Alexander de Croix ka bërë apel për qetësi pas incidenteve të dhunshme mes kurdëve dhe turqve që kanë shpërthyer ditët e fundit në Belgjikë, në kuadër të zgjedhjeve vendore që do të mbahen të dielën në Turqi.

Në një konferencë për shtyp kryeministri belg i bëri thirrje komunitetit turk dhe kurd të Belgjikës që t’i japin fund dhunës që ka ndodhur ditët e fundit në bashki të ndryshme të vendit, duke sqaruar se demonstratat në favor të PKK-së nuk do të pranohen.

“Liria e mendimit është e garantuar në Belgjikë, por shprehjet në favor të një organizate terroriste si PKK nuk do të tolerohen. Kjo dhunë duhet të ndalet. Duhet të kthehet qetësia. Ne nuk duhet të futim konflikte të huaja në vendin tonë”, tha ai.

Të hënën e kaluar, një demonstratë kurde, duke valëvitur flamujt e PKK-së, shkaktoi incidente në Sheshin e Luksemburgut, jashtë Parlamentit Evropian në Bruksel. Policia është dashur të përdorë topa uji për të shpërndarë protestuesit. Disa prej tyre bërtisnin “Erdogan është vrasës”.

Kujtojmë se të dielën e kaluar shpërtheu dhuna midis anëtarëve të komunitetit turk dhe mbështetësve kurdë të PKK-së në Limburg dhe Liege, në pjesën lindore të Belgjikës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!