Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Incident për Igli Taren në Itali, i vidhet çanta në udhëtimin me tren drejt Romës

schedule10:18 - 5 Gusht, 2026

schedule 10:18 - 5 Gusht, 2026

Një incident i pakëndshëm ka përfshirë ish-drejtorin sportiv shqiptar, Igli Tare, gjatë kthimit të tij nga Milano në Romë.

Sipas raportimeve që kanë qarkulluar në mediat italiane dhe në rrjetet sociale, Tare kishte udhëtuar drejt Milanos për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të një figure të njohur të futbollit italian. Gjatë udhëtimit të kthimit me tren, ai dyshohet se ka rënë pre e një vjedhjeje, pasi një person i panjohur i ka marrë çantën personale.

Në çantë ndodheshin dokumente dhe sende me vlerë, çka bëri që Tare të denonconte menjëherë ngjarjen sapo mbërriti në stacionin hekurudhor Termini në Romë.



Pas denoncimit, policia italiane nisi menjëherë verifikimet dhe, falë ndërhyrjes së shpejtë, arriti të identifikojë dhe të ndalojë personin e dyshuar si autor të vjedhjes. Burimet bëjnë të ditur se çanta iu rikthye Tares pak kohë pas operacionit policor.

Ngjarja ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku është komentuar si për shkak të incidentit që përfshiu ish-drejtuesin e njohur të futbollit, ashtu edhe për reagimin e shpejtë të autoriteteve italiane.

Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi identitetin e personit të arrestuar apo mbi hetimet që vijojnë për këtë rast.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!