Një person në Indi ka humbur jetën dhe të paktën tetë të tjerë janë plagosur pas një aksidenti të ndodhur në aeroportin ndërkombëtar “Indira Ghandi” në Delhi.
Sipas mediave të huaja një pjesë e çatisë së Terminalit 1 u shemb mbi makina, përfshirë taksitë.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve.
/abcnews.al/