Inceneratori i Tiranës/ Veliaj: Ndërgjegjen e kam të pastër, asnjë kompleks për sa kohë dokumentet janë në rregull

schedule20:34 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 20:34 - 14 Dhjetor, 2023

Kryebashkiaku Erion Veliaj, duke folur për akuzat në lidhje me inceneratorin e Tiranës, tha se ndërgjegjen e ka të pastër. Gjatë intervistës për emisionin “Real Story” në ABC Neës me gazetarin Sokol Balla , ai theksoi se fabrikimi ndaj tij ka qenë i përmasave qesharake, që mund të ‘çmontohet’ me dokumentet.

“Së pari, nga të gjithë armiqtë politikë dhe kundërshtarët e progresit të qytetit, ka një ngazëllim shumë të madh kur bëhet fjalë për Tiranën. U provua që toka nuk është pronë e Bashkisë. Siç ish-administrata Basha-Tabaku e transferoi atë pronë me një letër, sepse e ka pasur vetëm në administrim dhe jo në pronësi, ashtu e ka kaluar edhe kjo bashki. Pra, bie një legjendë urbane, ashtu siç bie edhe legjenda tjetër urbane, se kryetari i Bashkisë është përgjigjur në emër të Qarkut. Jo! Jam përgjigjur vetëm për bashkinë e Tiranës.

Pastaj, bie edhe legjenda e Këshillit Bashkiak sepse ka miratuar jo vetëm fondin, por ka autorizuar Kryetarin e Bashkisë duke i thënë: “O zotëri, meqë qeveria ka caktuar këtë vend për mbetjet, atëherë pasi të kesh siguruar paratë, – që ne i siguruam nga qeveria –  shko dhe firmos angazhimin tënd për kontratë shërbimi, jo investimi. Tirana ndryshon edhe si model nga Elbasani dhe Fieri. Ndryshon edhe për faktin se intensiteti i vëmendjes për kryetarin e Bashkisë së Tiranës është më i madh. Por edhe fabrikimi është i përmasave qesharake, që çmontohet me tre fletë. Ndaj, ndërgjegjen e kam të pastër

Nga ana procedurale, besoj që kolegët që janë të dy inxhinierë, këta kanë shkuar si inxhinierë për të treguar sa ton plehra prodhon bashkia. Në këtë fazë, unë besoj siç politikisht i kemi dhënë një goditje fatale këtyre dy pronave private, PD dhe LSI, kemi mundësi që edhe nga ana juridike që të provohet që dy inxhinerët e bashkisë kanë qenë aty për të kontribuuar në këtë komision me çfarë vlerash prodhohen mbetjet në Tiranë, por këtë do ta vlerësojë gjykata.

Kështu që unë jo vetëm që nuk kam arsye ta dyshoj hetimin por përkundrazi porosia që kam dhënë është që ne jemi të hapur dhe s’kemi asnjë kompleks për sa kohë që dokumentet janë në rregull dhe se prona nuk ka qenë e bashkisë por thjesht ishte në administrim. Për sa kohë që këshilli bashkiak ka votuar mbasi është firmosur kontrata në gusht, ka votuar në shtator. Në pranverën tjetër pasi kemi siguruar fondet, kam thënë po. Tani kemi mundësitë të bëjmë pagesë për këtë shërbim dhe jo për këtë investim.”, tha Veliaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!