Inceneratori i Tiranës, Tabaku: Ermonela Felaj e përfshirë në procedurën e koncesionit

schedule11:20 - 11 Shkurt, 2022

schedule 11:20 - 11 Shkurt, 2022

Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Incneeratorët, kryesuesja Jorida Tabaku ka akuzuar Ermonela Felajn si të përfshirë në procedurën e koncesionit të Tiranës që ka qenë miratuese e një prej fazave.

Tabaku gjatë diskutimit i kujtoit Felajt konfliktin e interesit, pasi ka qenë e përfshirë.

Pjesë nga debati:  

Jorida Tabaku: Dua t’i kërkoj të pranishmëve këtu nëse ndonjëri nga të pranishmit e opozitës ose të maxhorancës ka konflikt interesi në çështjen e inceneratorit të Tiranës?  Në qoftë se dikush nga të pranishmit këtu ka një konflikt interesi, është përfshirë në vendimmarrje për inceneratorin e Tiranës unë do t’i kërkoj që të mos marrë pjesë në diskutime ashtu siç e kërkon ligji për konfliktin e interesit. T’i deklarojmë konfliktet e interesit që në fillim të mbledhjes.

Ermonela Felaj: Nuk e di çfarë kuptoni ju me konflikt interesi në fakt?

Jorida Tabaku: A jeni përfshirë në vendimmarrje ju?

Ermonela Felaj: Në rastin konkret, se ju jeni kallëzuese dhe po hetoni. Dini ndonjë rast ku ai që kallëzon edhe heton edhe jep vendimin e dënimit? Ma thoni! Nëse nuk është ky konflikt interesi, atëherë gjejeni tjetër kund.

Jorida Tabaku: Konflikti i interesit është a ka ndonjëri nga ne të përfshirë në vendimmarrjen e inceneratorit të Tiranës?

Ermonela Felaj: Përpara se të ma drejtosh mua këtë pyetje duhet t’ia drejtoni vetes sepse keni bërë kallëzim për këtë çështje. Kështu që konflikti i interesit në këtë çast ashtu siç e kuptoni ju nuk ekziston.

Jorida Tabaku: Sjell edhe një here ne vëmendje konfliktin e interesit një shkresë të znj. Ermonela Felaj të përfshirë në procedurën e koncesionit të Tiranës që ka qenë miratuese e një prej fazave. Për këtë arsye dua që të jemi të gjithë të qartë që askush nuk ka pasur vendimmarrje në inceneratorin e Tiranës. Është një lloj konflikti tjetër interesi nga ai i kallëzuesit. Ne nuk kemi qenë palë në procesin e miratimit dhe dhënies me koncesion. Dhe ky është një shqetësim i drejtë. Kush është jurist besoj se duhet ta kuptojë më mirë se në që jemi thjesht ligjvënës dhe nuk jemi profesion jurist dhe besoj se është një kërkesë e drejtë sipas ligjit.

Jorida Tabaku: Ju gjykoni se jeni në rregull?

Ermonela Felaj (heshtje)

Jorida Tabaku: Ok!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!