Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon katër vite burg për ish-ministrin Lefter Koka

schedule13:32 - 7 Shkurt, 2025

schedule 13:32 - 7 Shkurt, 2025

Prokuroria e posaçme ka kerkuar denimin me 4 vite burg për ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, për shperdorim detyre ne lidhje me procedurat për koncensionin dhe ndertimin e inceneratorit të Tiranës .

Nëse Koka gjendet fajtor do te vuajë 2 vite e 8 muaj heqje lire si dhe dënimin plotesues qe për 5 vitet e ardhshme mos ushtrojë asnje funksion publik. Edhe për disa anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave mbi procedurat e ngritjes së inceneratorit u kërkua dënimi me 4 vite heqje lirie mes të cilëve, Taulant Tushe dhe Namik Simixhiu zyrtarë të bashkisë së Tiranës si dhe Bledar Karoli dhe Erjon Murati nga ministria e mjedisit. Ndersa për dy ish-zyrtaret e tjera Valbona Ballgjini e Ministrisë së Mjedisit dhe Sidita Kopliku, zyrtarë e Agjensisë së Trajtimit të Koncesioneve në varësi të ministrisë së financave dhe ekonomisë u kërkua denimi me 2 vite heqje lirie, por në fund SPAK kerkoi pezullimim e ketij denimi dhe vënien e tyre ne 4 vite shërbim prove.

Gjithashtu denimi me 2 vite heqje lirie u kërkua edhe për Jetmir Llapajn ish-punonjës i qendrës kombëtare të biznesit. Sipas prokurorisë, 8 të pandehurit akuzohen se ndihmuan në shkelje të ligjit, në dhënien me koncensiin të inceneratorit të Tiranes, dy administratorët Klodian Zoto e Mirel Mërtiti. Për te njëjtën dosje, është veçuar procesi për 4 zyrtarë të tjerë që do të gjykohen me procedurë të zakonshme. Ndërsa ish-sekretari i ministrisë se mjedisit Alqi Bllako do gjykohet i vetëm, pasi ndaj tij rëndon akuza e korrupsionit. Ish-ministri Lefter Koka është dënuar në nëntor të vitit të kaluar me vendim të formës se prerë edhe për inceneratorin e Elbasanit me 6 vite e 8 muaj burg për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, edhe për ndërtimin dhe dhënien me koncension të inceneratorit të Fierit shkalla e parë ka dhënë të njëjtin dënim për Kokën, por apeli e riktheu edhe njëherë dosjen për rigjykim në shkallë të parë. Gjithashtu Kokës i janë konfiskuar edhe disa pasuri që dyshohet se janë përftuar përmes korrupsionit. Ndërsa në një tjetër fraksion prokluroria po kryen veprime hetimore për akuzat e grupit të strukturuar kriminal dhe pastrim parash dhe ka shpallur në kërkim 8 persona.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!