Inceneratori i Tiranës/ Nis në GJKKO gjyqi për ish deputetin Alqi Bllako, ja kur jepet pretenca

schedule14:40 - 14 Janar, 2025

schedule 14:40 - 14 Janar, 2025

Në Gjykatën e Posaçme ka nisur procesi në themel për ish-sekretarin e ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako në lidhje çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Bllako akuzohet nga prokuroria për korrupsion të kryer në dy raste. Në seancën e së martës ai ka kërkuar që procesi ndaj tij zhvillohet me gjykim të shkurtuar dhe nëse gjendet fajtor përfiton ulje të dënimit me 1 të tretën.

Prokuroria e posaçme kërkoi kohë për të lexuar pretencën për Bllakon dhe seanca e radhës do të mbahet më 28 janar në orën 10:00./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!