Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin lidhur me ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.
Ish ministri i Mjedisit, Leftor Koka është dënuar me 3 vite burg dhe i zbret në 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Në fund, u vendos shuarja e masës.
Bledar Karoli, u dënua me 3 vite burg me gjykim të shkurtuar. Dënimi ulet në 2 vite dhe për 5 vite do të ndalohet nga funksionet publike.
Taulant Tushe, gjithashtu u dënua me 3 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.
Sipas prokurorisë, të pandehurit akuzohen se ndihmuan në shkelje të ligjit, në dhënien me koncensiin të inceneratorit të Tiranës, dy administratorët Klodian Zoto e Mirel Mërtiti.