Inceneratori i Tiranës, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për të arrestuarit, njëri në arrest shtëpie

schedule15:53 - 11 Dhjetor, 2023

schedule 15:53 - 11 Dhjetor, 2023

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi për 11 personat e dyshuar për ndërtimin e inceneratorin e Tiranës. Gazetari Ermal Vija raporton se për Jetmir Lapajn, anëtar i Qendrës Kombëtare të Biznesit, ka ndryshuar masa e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie.

Kujtojmë se më herët Prokuroria e Posaçme lëshoi 15 urdhër arreste, pas hetimeve të nisura për procedurat e dhënies me koncension për inceneratorin e Tiranës ku të përfshirë rezultojnë zyrtarë e ish-zyrtarë të ministrisë së Mjedisit dhe bashkisë së Tiranës.

Me vendim të gjykatës është caktuar masa e arrestit në burg për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka si dhe ish-sekretarin e kësaj minisitri Alqi Bllako të dy të dënuar për shpërdorim detyre korrupsion e pastrim parash për dy inceneratorët e tjerë atë të Fierit e Elbasanit.

E njëjta masë është dhënë edhe për administratorët e kompanisë që përfituan të drejtën për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, Klodian Zoto e Mirel Mërtiri ndërsa rezultojnë ende të shpallur në kërkim prë ndërtimin e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit. Zoto e Mërtiri janë dënuar në mungesë për korrupsion e pastrim parash.

/abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!