TIRANË- Trupa gjykuese e kryesuar nga Rudina Palloj vendosi të shuajë masën e sigurisë për Alqi Bllakon dhe urdhërimin e lirimit të tij, kjo për shkak se afatet e paraburgimit janë më te mëdha se dënimi.
Alqi Bllako me urdhër të Gjykatës së Posaçme pritet të lirohet, pasi vendimi duhet të ekzekutohet brenda të martës. Nga gjetjet e SPAK, Alqi Bllako ka përfituar në mënyrë të tërthortë shumën prej rreth 120 mijë eurosh nga dy kokat në kërkim të inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, para këto qe kanë shkuar në llogarinë e babait të Alqi Bllakos për një fabrikë birre.
Në episodin e dytë sipas SPAK Bllako i ka kërkuar Vladimir Bezhanit të vazhdonte detyrën si këshilltar i jashtëm i, Lefter Kokës në kohën kur u zhvillua projekti i Inceneratorëve dhe
duke e punësuar fiktivisht nga Klodian Zoti ka siguruar një përfitim në vlerën 7. 5 milionë lekësh. Gjatë kohës që Bezhani ishte këshilltar i Kokës, ka mbajtur kontakte me Klodian Zoton sipas orientimit të Alqi Bllakos duke i siguruar të dhëna të marra nga autoriteti kontraktor.
Alqi Bllako është dënuar më herët me vendim të formës së prerë edhe për inceneratorin e Elbasanit me 2 vite e 8 muaj burg, ndërsa për inceneratorin e Fierit çështja është rikthyer për rigjykim nga Apeli i Posaçëm në Shkallë të Parë./abcnews.al

