Shtyhet sërish seanca për inceneratorin e Fierit

schedule15:47 - 6 Shtator, 2023

schedule 15:47 - 6 Shtator, 2023

Shtyhet seanca për inceneratorin e Fierit. Gazetari Ermal Vija raporton se seanca e radhës pritet të mbahet me 11 Shtator në orën 11:00. Gjatë ditës së sotme, realizuan mbrojtjen disa të pandehur, përfshirë ish-ministri Koka, ish-deputeti Bllako dhe Arben Dervishaj.

Këta të fundit janë arrestuar në lidhje me ndërtimin e inceneratorit të Fierit, që sipas prokurorisë kanë kryer shkelje dhe korrupsion. Më herët Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar gjykatës dënimin e të paktën 15 personave të marrë të pandehur, kur për ish-ministrin Koka ka kërkuar dënimin me 10 vjet heqje lirie për akuzën e korrupsioni, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave.

Por për shkak se  procesi ndaj tyre është bërë me gjykim të shkurtuar  në rast se Koka do të gjenden fajtor dënimi do të jetë 6.8 vite heqje lirie. Ndërsa për ish-deputetin Bllako ka kërkuar dënimin me 7 vite burg  dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar dënim me 4.8 vite heqje lirie.

Prokuroria ka kërkuar dënim edhe për personat që kanë ndërtuar inceneratorin, siç është Klodian Zoton. Për Zoton, SPAK ka kërkuar 12 vite burg dhe nëse ai do të gjendet fajtor do të vuajë dënimin me 8 vite heqje lirie.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!