Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fillon efekti “Kalaja”/ “Inceneratori i Fierit” kthehet në Apel. Gjykata e Lartë rrëzon Apelin dhe ‘kursen’ kohë

schedule18:24 - 21 Tetor, 2025

schedule 18:24 - 21 Tetor, 2025

Gjykata e Lartë ka urdhëruar apelin e posaçëm të GJKKO të rigjykojë nga e para dosjen e inceneratorit të Fierit, ku të pandehur kryesorë janë ish-ministri i mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako. Pas shqyrtimit të çështjes në Dhomë Këshillimi, vendimi i dhënë nga Apeli në 19 dhjetor 2024 është u shfuqizua të martën.

Gjykata e Apelit urdhërohet ta shqyrtojë çështjen me një tjetër trupë gjykuese, duke analizuar kërkesën SPAK kundër lehtësimit të akuzave për disa nga të pandehurit, dhe heqjes së sekuestrove për tri prona të ish-minstrit Lefter Koka. Rikualifikimi i akuzave dhe dënimet e dhëna nga Gjykata e Posaçme, u bënë shkak që SPAK t’i drejtohej Gjykatës së Lartë. Krahas prokurorisë, çështja ishte dërguar në Apel, edhe nga të pandehurit dhe avokatët e tyre, të cilët kishin kërkuar pafajësi.

Në dhjetor të vitit 2024, shkalla e dytë e GJKKO vendosi të rikthente çështjen në shkallë të parë, por me këtë vendim, nuk ishte dakord asnjëra nga palët. Për rrjedhojë, prokuroria e posaçme dhe avokatët ushtruan rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Apelit. Analizimi i çështjes në dhomë këshillimi nga gjyqtarët e lartë, ka arritur në përfundimin se organi që duhet të shqyrtojë çështjen nga e para është Gjykata e Apelit, e cila duhet të dëgjojë pretendimet e palëve.



Në këto kushte, ndaj të akuzuarve, mbetet në fuqi i pa cënuar, vendimi i dhënë nga Gjykata e Posaçme e shkallës së parë, e cila më 25 shtator 2023 dënoi me 10 vjet heqje lirie ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, por për shkak të gjykimi të shkurtuar dënimi Iu ul në 6 vite e 8 muaj burg.

Dënimi ishte lehtësuar në 2 vjet e 8 muaj heqje lirie për Alqi Bllakon, si pasojë e ndryshimit të akuzës. Për të SPAK kishte kërkuar 7 vjet burg por mori pafajsi për akuzën “shpërdorim detyre të funksionarit të lartë shtetëror”, dhe vepra penale iu lehtësua në “shpërdorim detyre të nëpunësit që kryen detyrë publike”.

Biznesmeni Klodian Zoto u dënua 13 vjet burg për akuzën “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” dhe mori pafajësi për akuzën, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Ai u fajësua edhe për “skema mashtruese me TVSH-në” dhe pastrim “pastrim parash” , por me Gjykim të Shkurtuar u dënua me 8 vite burg.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!