Inceneratori i Elbasanit, SPAK jep pretencën për Kokën, Bllakon, Mërtirin dhe Zoton

schedule10:06 - 18 Maj, 2023

schedule 10:06 - 18 Maj, 2023

PRETENCA PËR LEFTER KOKËN

Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 10 vite burg për ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka i arrestuar për aferën e inceneratorit të Elbasanit. Të njëjtin dënim spak kërkoi edhe për administratorët Klodian Zoto e Mirel Mërtiri dhe nëse gjenden fajtorë do të vuajnë dënimin me 6 vite e 8 muaj burg për shkak se ndaj tyre është aplikuar gjykimi I shkurtuar. Koka akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion I zyrtarëve të lartë shtetërorë e pastrim parash.

Ndërsa për administratoren tjetër Stela Gugallja prokuroria kërkoi dënimin përfundimtar me 4 vite e 8 muaj. Ajo është ende në kërkim bashkë me Mërtirin e Zoton. Ndërsa për ish-sekretarin e ministrisë së mjedisit Alqi Bllako, spak I kërkoi gjykatës dënimin me 4 vite burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe në fund dënimin me 2 vite e 8 muaj burgim. Edhe për anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Serafin Papa, Bardhyl Çabiri e Jonida Zeqo u kërkua dënimi me 4 vite burg dhe nëse gjenden fajtor dënimin me 2 vite e 8 muaj heqje lirie.

Për Kokën, Bllakon dhe zyrtarët e tjerë spak kërkoi që për 5 vitet e ardhshme të mos ushtrojnë asnjë funksion publik.  Sipas prokurorisë Lefter Koka në cilësinë e ministrit të Mjedisit ka dhënë me koncension dhe ka lejuar ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit duke përfituar rryshfet 3.7 milionë euro nga administratorët e kompanisë. Ndërsa Alqi Bllako  në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë kanë organizuar  procedurën për ngritjen dhe dhënien me koncensin të inceneratorit në kundërdshti me ligjin.

Prokuroria kërkoi edhe konfiskimin e kantinës së pijeve Gjergj Kastrioti në pronësi të Kokës si dhe 8 apartamenteve dhe sipërfaqe tokë në emër të personave të tjerë. Seanca e radhës do të zhvillohet me 1 qershor ku avoktatët do të paraqesin konkluzionet përfundimtare dhe më pas gjykata pritet të japë vendimin.

PRETENCA E SPAK 

Lefter Koka 10 vite burg, gjykim i shkurtuar    6.8

Klodian Zoto 10 vite burg, gjykim i shkurtuar   6.8

Mirel Mertiti 10 me vite, gjykim i shkurtuar     6.8

Stela Gugallja 7 vite, gjykim i shkurtuar         4.8

Alqi Bllako 4 vite, gjykim i shkurtuar           2.8

Pellumb Abeshi 4 vite, gjykim i shkurtuar       2.8

Bardhyl Cabiri 4 vite, gjykim i shkurtuar        2.8

Jonida Zeqo 4 vite, gjykim i shkurtuar          2.8

Serafin Papa 4 vite, gjykim i shkurtuar          2.8

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!