Inceneratori i Elbasanit, SPAK kalon për gjykim dosjen për Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon

schedule12:20 - 21 Shkurt, 2023

schedule 12:20 - 21 Shkurt, 2023

Gazetari i ABC News, Erma Vija, raporton se Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen për ish-ministrin Lefter Koka, ish-deputetin Alqi Bllako  dhe 6 zyrtarë të tjerë në lidhje me aferën inceneratorit të Elbasanit.

Mesditën e sotme u mbajt pikërisht seanca, për Lefter Kokën, ish-deputetin Alqi Bllako dhe  zyrtarët e tjerë, ndërsa mësohet se SPAK nuk e ka shqyrtuar fare kërkesën e ish-ministrit dhe ish-deputetit për gjykim të shkurtuar.

Lefter Koka akuzohet se ka marrë ryshfet 2.7 milion euro për dhënien e lejes së ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit, ndërsa Bllako për komunikimin me Klodian Zota ku i pasqyron mënyrën se si do të bëhet gara.

Vendimin për të kaluar për gjykim dosjen,e ka marrë gjyqtarja, Rudina Palloi, ndërsa akuzat që rëndojnë mbi ta janë tre, “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion” dhe “Pastrim parash”.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!