Djegësi i Elbasanit/ Nuk paraqitet në gjyq, Zeqo pritet të shpallet në kërkim

schedule10:34 - 20 Prill, 2023

schedule 10:34 - 20 Prill, 2023

TIRANË – Ka dështuar  për herë  të tretë procesi në themel për incenaratorin e Elbasanit në gjykatën e posaçme. Shkak është bërë mungensa e avokatit mbrojtës të Klodian Zotos si dhe mos paraqitja në seancë e Jonida Zeqos ndaj të cilës është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Gjykata konstatoi se Zeqo që ka patur rolin e anëtares së komisinonit të vlerësimit, nuk është gjetur në adresën që ka deklaruar dhe  për këtë ajo po I fshihet drejtësisë. Nga ana tjetër avokati I saj mbrojtës I tha gjykatës së Zeqo ka dërguar dy e-maile në  faqen zyrtare të gjykatës, por këto nuk janë   marrë parasysh.

Tashmë pritet që prokuroria e posaçme të vendosë shpalljen në kërkim të Zeqos si person që ka thyer masën e arrestit shtëpiak.  Nga ana tjetër ish-ministri i  mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretari i kësaj ministrie Alqi Bllako nuk  ishin të pranishëm në seancën e së enjtes.

Ata akuzohen nga prokuroria e posaçme për korruposion, shpërdorim detyre e pastrim parash në lidhje me ndërtimin dhe dhënien me koncesion të Inceneratorit të Elbasanit. Prokuroria ka dyshime se, Koka në cilësinë e ish-ministriat ka përfituar ryshfet nga  administratorët e kompanisë, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja që  vazhdojnë ende të jenë në kërkim.

/abcnews.al