Inceneratori i Elbasanit/ Apeli jep vendimet: Koka, 10 vite burg, nga gjykimi i shkurtuar 6 vite e 8 muaj

schedule15:15 - 8 Nëntor, 2024

schedule 15:15 - 8 Nëntor, 2024

Gjykata e apelit të posaçëm  ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë duke rritur dënimin me burg për ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako në lidhje me hetimet për inceneratorin e Elbasanit.

Ndryshe nga shkalla e pare ku kishin marre pafajsi, Koka e Bllako u shpallen fajtorë për shperdorim detyre të kryer ne bashkëpunim. Koka të premten u dënua me 6 vite e 8 muaj burg, ndryshe nga shkalla e parë që e gjeti fajtor dhe e dënoi me 5 vite e 8 muaj. Ndërsa Alqi Bllako  u dënua me 2 vite e 8 muaj heqje lirie dhe për 5 vitet e ardhshme të mos ushtrojë asnjë funksion publik edhe pse shkalla e parë e shpalli të pa fajshëm.

Per te pandehurit e tjere per incemeratorin e elbasanit u la ne fuqi vendimi i dhene nga shkalla e parë. Të gjithë të pandehurit kanë përfituar ulje të dënimit me një të tretën për shkak të gjykimit të shkurtuar. Dy biznesmenet  e ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit Klodian Zoto e Mirel Mertiri janë dënuar përfundimisht me 6 vite e 8 muaj burg, ndërsa administeratorja stela gugallja u dënua 4 vite e 8 muaj. Të tre këta persona vijojnë të jënë në kërkim pasi nuk janë gjetur ende nga policia. Po kështu anëtarët e komisionit të vlerësimit të oferteve  jonida zeqo e pellumb abeshi u dënuan me 2 vite e 8 muaj burg, ndërsa bardhyl cabiri 2 vite heqje lirie dhe serafin papa me 1 vit e 4 muaj burg.

Gjykata vendosi konfiskimin e disa pasurive në emër të ish-ministrit Koka mes të cilave, 88.19 përqind të aksioneve të kompanisë së pijeve gjergj kastrioti skenderbej, 2 shoqërive tregëtare si dhe 10 apartamente. Më herët spak i ka komunikuar Alqi Bllakos edhe akuzën e korrupsionit në lidhje me hetimet për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Përveç Bllakos të pandehur janë marrë edhe ish-minitsri Koka si dhe disa ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave për shpërdorim detyre./abcnews.al