Teksa u shty afati, Komisioni Hetimor për çështjen e inceneratorëve zhvilloi seancën e radhës, ku u bënë me dije edhe datat e thirrjes së dëshmitarëve.
Në një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit, kryetarja e këtij komisioni, Jorida Tabaku shprehu bindjen se PD do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje. Tabaku tha gjithashtu se kryeministri Edi Rama ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij për të dëshmuar në komision.
“Do të bëjmë vizita në të tre inceneratorët. Ai i Elbasanit është një skenë krimi tashmë. Te Fierit dhe Tirana kemi shumë për të gjetur. Nga e hëna do të fillojmë thirrjen e dëshmitarëve me grupin e parë, me mediat specialistët. Dhe javën e dytë kemi personal politikë. Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar pjesëmarrjen. Jam këtu për tu treguar angazhimin maksimal të PD. E di që ka qenë një rrugë e gjatë. 6 vite për të nxjerrë në dritë një aferë. Sot nuk kam asnjë pengesë. PD është e angazhuar t’i shkojë deri në fund kësaj afere, deri te Edi Rama.
PS u përpoq në shumë raste të jetë mburojë politike, të pengojë punën e komisionit, por nuk ia doli.
Kemi dëgjuar gjatë këtyre ditëve të shitur dhe të vlerë, por faktet tregojnë që PD nuk ka asnjë pengesë që t’i shkojë kësaj afere deri në fund. Jam këtu për tju treguar që ka qenë e vështirë, ka pasur sulme politike dhe mediatike, por nuk na kanë kompleksuar dot”, tha Tabaku. g.v/abcnews.al