Inceneratorët/ Tabaku në “Log.”: Gugallja dhe Zoto përfituan pa garë 25 vjet kontratën për shitjen e energjisë

schedule21:24 - 15 Shkurt, 2022

schedule 21:24 - 15 Shkurt, 2022

E ftuar në emisionin “Log.” në ABC,, kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku është shprehur se Stela Gugallja dhe Klodian Zoto kanë përfituar pa garë dhe në kundërshtim me ligjin edhe 25 vjet kontratën koncesionare të Inceneratorit të Elbasanit për shitjen e energjisë.

Sipas saj, edhe pse kompanitë që ishin paguar nuk e kishin kryer punënë e tyre, sërish nuk janë marrë masa për t’i ndëshkuar. Kontrata sipas Tabakut, parashikon se pas 7 vitesh incineratorti duhet të kalojë tek Bashkia, por në një koncesion tjetër, u lejua shitja e energjisë për 25 vite.

Më herët edhe Partia Demorkatike u shpreh se Komisioni Hetimor i Inceneratorëve  faktoi sot se Stela Gugallja dhe Klodian Zoto kanë përfituar pa garë dhe në kundërshtim me ligjin edhe 25 vjet kontratën koncesionare të Inceneratorit të Elbasanit për shitjen e energjisë.

“Incineratorit i Elbasanit sot është një skenë krimi. Arritëm të kuptojmë që kompania përveç procedurës korruptive duhej të kishte dhe prodhim energjie por është dhënë një koncesion tjetër, dhe ka pasur probleme në kontratë. Llogaritë e Kompanisë kanë qenë bosh dhe s’kanë pasur asgjë në llogari. Nuk ka filluar shitja e energjisë sipas kontratës. Është ngritur një skemë e pastrimit të parave. Problemi ka qenë se nuk ka pas miratim nga ERE për prodhim energjie. Nuk ka të drejtë për të shitur energji. Nuk e shet dot. As nuk po bëhet incenerim asgjë. Ka dy muaj nuk është në funksion. Është ngritur një grup kompanish, në zotim të Zotos dhe Gugalljas, që janë rreth 15 kompani nënkontraktor.”

 

“Kompanitë nuk kanë kryer punë se ka marrë 500 mijë euro. Dhe se kanë kryer punën. Pra një grup kompanishë që janë faturuar për një punë që se kanë bërë. Ka edhe një grup tjetër që kanë bërë këtë. Ishte në komisionin Farudin Arapi si administrator. Morëm shumë informacion. Ata parashikojnë 25 vite, ndërkohë që ishte për 7 vite që t’i kalonte më pas bashkisë. Pra në 7 vite do i kalonin bashkisë. Ndërkohë i është dhënë leja për shitje koncesionare të energjisë për 25 vite. Është me një vendim të Niko Peleshit i firmosur nga Damian Gjiknuri. Pra Ministria e Energjitikës. Nuk ka diskutim që procedurat janë korruptive. Ne këtu diskutuam zbatimin e kontratës. Kontratat nuk zbatohen dhe janë në shkelje, nuk ka penalitete dhe gjoba. Pavarësisht se kur shkelen kontratat t’i penalizohesh. Por nga KLSH janë vërtetuar me një raport të shkeljeve.” tha Tabaku. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!