Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Inceneratorët”, PS-PD dakordësi për të nisur hetimin

schedule17:00 - 5 Nëntor, 2021

schedule 17:00 - 5 Nëntor, 2021

PS dhe PD dakordësuan këtë të premte për të nisur hetimin për çështjen e inceneratorëve. Me konsensusin e kryetares së Komisionit, Jorida Tabaku dhe nënkryetares, Ermonela Felaj, deputetët miratuan rregulloren e komisionit duke i hapur rrugë hetimit parlamentar për vendgrumbullimin e mbetjeve dhe inceneratorëve në disa qytete të vendit.

PD ka kërkuar që për këtë çështje në komision të dëshmojë kryeministri Rama, ministrat Ahmetaj dhe Gjiknuri si dhe përfituesit e kontratave të inceneratorëve. Javët e ardhshme deputetët e komisionit hetimor pritet të vizitojnë nga afër inceneratorët e dhëna nga qeveria në Tiranë, Elbasan dhe Fier./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!