Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inceneratorët/ Pëllumbi: Landfillet që nuk janë administruar si duhet kanë probleme, mungojnë investimet

schedule20:23 - 15 Nëntor, 2023

schedule 20:23 - 15 Nëntor, 2023

Deputeti i PS-së, Arben Pëllumbi, i ftuar në “Real Story” me Sokol Ballën, tha se landfillet që nuk kanë qenë nën administrimin e duhur dhe ka pasur abuzime, kanë probleme. Ai thotë se gangrena e madhe e plehrave duhej zgjidhur ndërsa shtoi se për parregullsitë që janë kryer, merren institucionet e drejtësisë.

“Kjo lloj rritjeje në të ardhura ka pasur ndikimin e vet edhe si rezultat i rritjes së çmimeve, por është një fakt që e kemi prekur të gjithë. Kemi pasur sukses në turizëm që ka sjellë të ardhura është rezultat i konjukturave, i turizmit dhe mirëadministrimit të qeverisë në fusha të ndryshme. Kjo të bën optimist sepse është rritur dhe GDP e këtij viti, e kemi pasur rreth 20 e ca miliardë në vitin që mbyllim dhe synojmë që vitin e ardhshëm të jetë rreth 24 miliardë. Duke e parë në këtë aspekt, ka një vend për të qenë optimist për buxhetin.

Duhet të ndajmë qëllimin për të cilin bëhen koncesionet nga procedurat që mund të jenë ndjekur apo gabimi që mund të jetë bërë. Qëllimi i pastrimit të Shqipërisë nga problemi dhe gangrena e madhe e plehrave duhej zgjidhur. Këtu vizioni i qeverisë nuk zhbëhet, kontratat që janë lidhur, a janë lidhur në mënyrë të rregullt apo të parregullt apo nëse dikush ka shkelur ligjin, për këtë merret SPAK dhe ne si forcë politike s’i kemi dhënë asnjë lloj mbrojtjeje askujt. Pastrimi i vendit duhet të vazhdojë. A ka sjellë kjo situatë në këtë fushë?

Po ka sjellë dhe po fillojnë të duken edhe pasojat e para. Landfillet e caktuara që mund të kenë jo në administrimin e duhur kanë probleme sepse po mungojnë investimet. Në këtë aspekt, kemi problemet e para të mos vazhdimit të asaj strategjie me vrullin e duhur. Nga krahu tjetër, askush nuk e mohon nevojën që kishim për disa koncesione në shëndetësi. Tani nëse është bërë procedura e duhur apo jo nuk e gjejmë dot ne. Këtë e gjejnë institucionet e caktuara.”, theksoi deputeti socialist./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!