Inceneratorët, Partia e Lirisë publikon prova të reja: Punonjësi i thjeshtë u bë pronar, SPAK të hetojë

schedule13:36 - 2 Gusht, 2022

schedule 13:36 - 2 Gusht, 2022

Partia e Lirisë ka publikuar të tjera prova për aferën e inceneratorëve. Brisida Shehaj në një konferencë për shtyp zbuloi dokumenta sesi një punonjës i thjeshtë, i inceneratorit të Elbasanit është kthyer në pronar.

Sipas Shehaj, punonjësi, emri e të cilit nuk e bëri me dije është bërë pronar, duke lidhur kontrata me biznesmenët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja. Personi në fjalë rezulton me prona në Mal të Zi, ndërsa ajo i bëri thirrje SPAK që të hetojë këtë aferë.

Bëhet fjalë për një punonjës që ka nisur karrierën e tij, E.B, i datëlindjes ‘93. Bëhet fjalë për 500 euro të dhënë borxh për këtë punonjës. Më pas është kontrata e qirasë dhe ajo e revokimit që kjo kompani i jep tokën 8500 metra katror dhe më pas e revokojnë këtë kontratë.

Integrated Energy B.V. e shet tokën te ky punonjës në një vlerë 135 milion lekë. Më pas kemi një certefikatë pronësia. Kemi një prokurorë të përgjithshme në 22 shkurt dhe në 25 shkurt kur këtrij i jepet e drejta të bëjë transkasione. Kemi prokurorë që ky zotëria autorizon dy individë malazezë për të hapur një kompani në Mal të Zi. Zoti punonjës nga një punonjës i thjeshtë u bë pronar me tokë, mori para nga shteti dhe nga fondet e BE dhe del pronar në Mal të Zi.

Në AZHBR ka fituar një fond për ndërtimin e një sere. Kemi një prokurë ku i jepet e drejta të administrojë të gjithë inceneratorin e Tiranë. Në 1 prill autorizon dy individë për të hapur një kompani në Mal të Zi. Dhe në fund kemi një kontratë me kompaninë e Klodian Zotos”, deklaroi Shehaj.

Shehaj tha gjithashtu se dokumentet do t’ja vënë në dispozicion edhe ministres Belinda Balluku dhe kryeministrit Edi Rama. “Ne kemi edhe dokumenta të tjera sidomos për pjesën e kompanive të hapura në Mal të Zi. SPAK të hapë regjistrin e noterëve, dhe do të  shohin jo vetëm këtë punonjës, por edhe të tjerë që kanë hapur kompani në Mal të Zi me prokura të posaçme të bëra në Shqipëri. Emrin nuk e bëjmë publik dhe do t’ja kalojmë SPAK, edhe ministres Balluku dhe kryeministrit Rama, që nuk di çfarë firmos”, tha ajo. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!