Presidenti Ilir Meta ka thënë se do të nis një tur llogaridhënie me atë që e ka cilësuar si “Komiteti i Transparencës” për sa i përket aferës së Inceneratorëve.
Sipas Ilir Metes ky komitet do të përbëhet me ekspertë të evazionit fiskal dhe të ligjit në mënyrë që të bëhet transparencë për aferën e Inceneratorëve.
“Do ndërtojmë Komitet për Transparencës për Aferën e Inceneratorëve. Me njerëz kompetentë për financa evazion fiskal dhe të ligjit. Kudo në Shqipëri. Përmes takimeve, konferencave dhe bashkëbisedimeve. Nuk ka bërë asgjë më shumë mafia në Sicili sesa këtu.” tha Meta.
/abcnews.al/

