Inceneratorët, lajmi që nuk ndodhi/ SPAK: Nuk ka asnjë operacion dhe arrestime

schedule12:08 - 26 Qershor, 2024

schedule 12:08 - 26 Qershor, 2024

Pas informacioneve të dhëna në disa media një natë më parë për një operacion dhe arrestime në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës, prokuroria e posaçme i hedh poshtë këto lajme.

SPAK thotë në një reagim për mediat se po vijon hetimet dhe nuk ka pasur asnjë operacion gjatë natës.

Prokuroria kërkon të shmangen spekulimet nga mediat, të cilat dezinformojnë dhe dëmtojnë punën e saj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!