Ish ministri i mjedisit, Lefter Koka, është arrestuar nën akuzat për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion me rryshfet deri n 3.7 milionë euro dhe pastrim parash.
I ftuar në studion e “Log.” gazetari Mentor Kikia shprehet se arrestimi i Kokës është një Alibi për hetimin ndaj inceneratorëve. Sipas Kikisë, shqetësimi është nëse do ketë më shumë përgjegjës për këtë aferë korruptive.
“Ky në burg shërben për alibi. Përgjegjësi pa dyshim duhet të kërkohen tek Prokuroria. Shqetësimi im është se a do shkojnë tek të tjerë njerëz që janë më shumë përgjegjës.” tha Kikia.
“Kemi Tahirin që u hetua 54 vjet rresh dhe shkoi në burg. Kemi ish ministrin tjetër që ende pa pasur provat e çon në burg dhe nuk e lënë në arrest shpie se nuk e lë opinioni.” tha gazetari.
Ndërkohë analisti Lorenc Vangjeli është shprehur: E urrej burgun. Por është një mjet i domosdoshëm. Burgu nuk është instrument i duhur. “
/abcnews.al/