“Inceneratorët”, Basha: Janë shkatërruar provat, test nëse do të kemi një apo dy raporte

schedule12:20 - 24 Shkurt, 2022

schedule 12:20 - 24 Shkurt, 2022

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur punën e Komisonit Hetimor për Inceneratorët. Në një prononcim për mediat jashtë Kuvedit, Basha tha se komisioni i drejtuar nga Jorida Tabaku grumbulloi provat që do të shërbejnë si indicie për drejtësinë. Basha tha gjithashtu se janë shkatërruar provat nga socialistët për të penguar zbardhjen e së vërtetës.

“Çdo moment që kalon është i çmuar për hetimin. Anëtarët socialistë kanë bllokuar disa dëshmi shumë të rëndësishme, duke filluar me atë të kolegut tuaj Artan Ramës. Dëshmitë e punonjësve që janë në presion. E vetmja mënyrë për ti shpëtuar burgut është që i detyruan të firmosin. Janë detyruar të hedhin firmën, atëherë e gjithë kallaj e rërës së gënjeshtrave të Ramës, bie.

Sot janë një ofensivë për të zhbërë të vërtetën. Ajo që nuk kanë llogaritur është se cili prej këtyre fakteve të aferës përbën indicie ligjore për SPAK për të vepruar. Nuk janë denoncime por fakte të një komisioni.

Unë dua të përgëzoj zonjën Tabaku dhe anëtaret  e PD në këtë komision. Kam marrë mijëra mesazhe në mbështetje të punës së komisionit. Po kështu kërkonin që puna të shkojë përpara. Nuk ia kanë dalë dot të hedhin perden e propagandës”, tha Basha.

LEXO EDHE: Basha: Të enjten e kaluar do arrestohej një anëtar i PS-së, makina u kthye pas

Kryedemokrati e cilësoi si test atë që do të ndodhë në vijim, nëse do të ketë një apo dy raporte pas përfundimit të punës së komisionit.

“Në këto momente që flasin ata po përgatisin përgatitjen e raportin. Ky është edhe testi nëse do të kemi një apo dy. Një raport  do të dëshmonte se ka një fije3 ndërgjegje mes tyre deputetëve që nuk janë pjesë e kësaj afere. Ka një fije ndërgjegje se paratë që u janë vjedhur nuk do të mund ti gëzojnë në çfarëdo parajse fiskale ti kenë çuar. Ne do bëjmë gjithçka që ata që kanë qenë pjesë të shkojnë para drejtësisë. Janë paratë e shqiptarëve. Dhe ky është një test jo i parëndësishëm.

Për fat të keq natyra konfliktuale të këtyre viteve na ka bërë të besojmë se asnjëri prej tyre nuk do  votojmë raportin. Po i kërkojmë të votojmë për t;ju rikthyer shqiptarëve hakën, bukën e gojës. Ky është testi i parë. A do të ketë ndonjë socialist kurajon ta prodhojë me votë atë që thonë nën dhëmbë.  Dua ti shpreh mirënjohjen çdo socialisti që e ka bërë këtë. Me ta mund të ketë çështje që na ndajnë përjetë, por për këtë aspekt pavarësisht cili ka qenë motivi. Kemi harruar ta themi Mërtiri ka qenë anëtar i bandës së Aldo Bares në Lushnje”, deklaroi Basha. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!