Mbrëmja e djeshme shënoi hapjen e ambienteve të reja të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Pas pesë vitesh, ndërtesa e artit çeli dyert me pjesëmarrjen e legjendës së operas botërore, Placido Domingo dhe sopranos shqiptare, Ermonela Jaho.
Mirëpo, një vëmendje të madhe tërhoqën personazhet e njohur pjesëmarrës para fillimit të shfaqjes. Mes tyre ka spikatur ministrja e Kulturës, Elva Margariti, i cila është parë teksa ka mirëpritur figurat e famshme, si kryeministrin Edi Rama me bashkëshorten Lindën, maestro Zhani Ciko, ministren Anila Denaj etj.
/abcnews.al