Inaugurimi i Namazgjasë/ Rama: Kryemyftiu Bilal Teqja do të jetë kryekujdestari i këtij tempulli

schedule17:02 - 10 Tetor, 2024

schedule 17:02 - 10 Tetor, 2024

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë tha se kujdestari i xhamisë do jetë kryemyftiu i Tiranës, Bilal Teqja.

Ai falënderoi Presidentin e Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, duke cilësuar si mik të çmuar për shqiptarët.

“Faleminderit dhe mirënjohje zoti President i Republikës së Turqisë. Miku im i gjithnjë mirëseardhur në Shqipëri në këtë shtëpinë tonë të vogël ku ka banesa të shumta, për përkushtimin tënd vëllazëror, për t’iu përgjigjur lutjeve të Komunitetit Mysliman Shqiptar duke u bërë zëri i thirrjes së tyre për Komunitetin Mysliman Turk i cili bujarisht dhe vëllazërisht i dha bashkësisë myslimanë të shqiptareve mjetet e nevojshme për ndërtimin e kësaj xhamie të madhe, e cila ndër breza do ta dëshmojë gjestin tuaj  dhe do tu flasë të gjithëve për lidhjen e pazgjidhshme mes dy popujve dhe vendeve tona. Qoftë e mbarë edhe këmba e kryemyftiut të Tiranës, Bilal Teqja, i cili prej sot do të jetë krye kujdestari i këtij tempulli dhe u priftë e mbara në familjet e tyre, të gjithë besimtarëve mysliman të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe na ndihmoftë në rrugën tonë pa kthim, e as ndalim drejt majës që duam dhe do ta ngjisim patjetër flamurin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit, në një Shqipëri të denjë dhe të mirë për të gjithë shqiptarët, pa dallim feje, krahine e ideje.”, tha ai./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!