Tifozëve të Malmo nuk u ka rënë akoma inati me Zlatan Ibrahimovic. Fakti që sulmuesi i Milanit vendosi të investonte dhe të blinte 50% të aksioneve të klubit suedez të Hammarby i ka zemëruar shumë keq.
Kjo gjë u prit keq nga ish-tifozët e tij, të cilët sulmuan dhe dëmtuan statujën e 38-vjeçarit të famshëm në qytetin e Malmo. Së fundmi ka ndodhur një tjetër gjest dhe tifozi i Malmo është arrestuar nga policia nordike.
La Repubblica raporton se tifozi është paraqitur afër vilës së Ibrës në Malmo dhe ka lëshuar drejt saj një çantë me produkte të një ushqimi të famshëm suedez, njohur si “surstromming”. Tifozi u arrestua për t’u lënë i lirë më pas. Gjithsesi, ai shpëtoi pa një gjobë prej 300 eurosh. /abcnews.al