Inatet e vjetra që çuan në shuplakën që bëri xhiron e botës, çfarë fshihet pas incidentit në Oscar

schedule14:25 - 28 Mars, 2022

schedule 14:25 - 28 Mars, 2022

Shuplaka që Will Smith i dha komedianit, Chris Rock teksa ndodhej në skenë bëri xhiron e botës. Sigurisht, veprimi i dhunshëm, që disa e cilësuan si një shaka dhe shumë të tjerë e panë me sy më kritik, nuk kishte si të kalonte pa vëmendje. Ajo që në fakt u duk si një shaka me gruan e aktorit, Jada, nxirrte në pak një problem shëndetësor të sajin.

BBC i ka kushtuar një artikull të gjatë ngjarjes që tronditi evenimentin vjetor. “Pas shumë vitesh rënie të shikueshmërisë, Akademia ishte e dëshpëruar për të bërë që shumë njerëz të shikonin “Oscars 2022″. Organizatorët provuan të gjitha mënyrat për të rritur vlerësimet – yje të mëdhenj, performanca të drejpërdrejta, mikpritës karizmatikë, një kategori e re dhe reduktim të kategorive artizanale në pikat kryesore.”

Will Smith dhe Jada Pinkett Smith në Oscars

Por në këtë rast, një humorist që tregonte një shaka dhe reagimi i tërbuar i një aktori të njohur të Hollivudit ndaj tij do të ishte përfundimisht ajo që tërhoqi vëmendjen e botës. Akademia donte vëmendje. Tani e ka marrë.”, shkruan në artikull BBC. Përpara ceremonisë , pritej gjerësisht që ëill Smith të fitonte Oscar-in e tij të parë për rolin në “King Richard”.

Megjithatë, ajo që nuk pritej ishte se ai do të hynte në historinë e Oscars për një arsye krejtësisht të ndryshme. ëill dhe Jada Pinkett Smith, të cilët janë të martuar prej 25 vitesh, kanë folur më parë publikisht për romancat e tyre jashtëmartesore. Në vitin 2020, ata adresuan publikisht një lidhje që Jada kishte pasur me këngëtaren R&B, August Alsina.

August Alsina dhe Jada Pinkett Smith në BET Awards 2017

Çifti, të cilët kanë pranuar se kanë një martesë të hapur, janë tallur dhe për statusin e tyre të paqartë dhe tendencën e Jadës për të folur për çështje private në emisionin e saj. Megjithatë, pavarësisht raportit të tyre, dyshja nuk janë divorcuar kurrë dhe nuk ka pasur asnjë dyshim për përkushtimin e aktorit ndaj gruas dhe familjes së tij.

Por nuk ishte statusi i tyre i marrëdhënies që Rock po tallej të dielën. Ishte diçka më themelore, por potencialisht më e dhimbshme se kaq – pamja e Jada-s. Nuk ishte hera e parë që ai bënte shaka në kurriz të saj. Në vitin 2016, vit kur ceremonia u kritikua shumë dhe madje u krijua dhe hashtagu #OscarsSoëhite si pasojë e mungesës së të nominuarve me ngjyrë.

Chris Rock në Oscars

Asokohe, Rock ironizoi yjet që kishin njoftuar se do të bojkotonin ceremoninë atë vit. Pinkett Smith ishte një prej tyre. Gjashtë vjet më vonë, ai u tall me të përsëri. Veç kësaj, ajo ishte në audiencë për ta dëgjuar. Dhe, bashkë me të ishte dhe burri i saj. “Jada, të dua,” filloi ai, duke shtuar: “GI Jane 2, mezi pres ta shoh!”

Kjo shaka ishte një referencë për filmin ku aktorja Demi Moore trruajti kokën për të luajtur rolin e Jordan O’Neil. Por ajo që komediani nuk kishte kuptuar ishte se Jada vuan nga alopecia – një çrregullim autoimun që shkakton rënien e flokëve. Sherri që ndodhi më pas në skenë me ëill Smith dhe shuplaka që i dha “udhëtoi” botën në sekonda.

Shumë personazhe të famshëm argumentuan se ishte një shaka dnërsa të tjerë thonë se Rock e kaloi kufirin duke komentuar gjendjen shënderësore të Jada-s dhe se ëill kishte të drejtë të mbronte gruan e tij. Shikuesit në shtëpi nuk i dëgjuan sharjet. Rrjeti i transmetimit ABC kishte ndërprerë transmetimin e drejtpërdrejtë.

Kur Will fitoi çmimin për aktorin më të mirë, doli në skenë dhe kërkoi falje ndaj të gjithëve me përjashtim të dukshëm të Rokut. “Dua t’i kërkoj falje Akademisë. Dua t’u kërkoj falje të gjithë kolegëve të mi të nominuar. Shpresoj që Akademia të më ftojë përsëri.”, tha ai. Por nga ana e saj, Akademia tha se “nuk e pranon dhunën e asnjë lloji”.

Smith ka qenë nën presion të madh për disa javë – si për shkak të lodhjes së fushatës në sezonin e çmimeve, ashtu edhe për shkak të rritjes së shqyrtimit të martesës së tij. Por pak do të pajtoheshin se kjo është një justifikim për dhunë. Reputacioni dhe karriera e tij tashmë janë në duart e opinionit publik. Debati që do të zhvillohet në ditët në vijim do të jetë vendimtar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!