Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inaugurimi i “Kukës Arena”, Gjici: Ka qenë e vështirë të luanim jashtë

schedule15:30 - 20 Prill, 2022

schedule 15:30 - 20 Prill, 2022

Kukësi përballet me Laçin në sfidën e javës së 30-të të kampionatit shqiptar, një takim që do të shikojë verilindorët të luajnë në shtëpinë e tyre pas gati 3 vitesh “shtegtim”.

“Kukës Arena” do inaugurohet në derbin e veriut, me verilindorët që kërkojnë të rikthehen te fitoja pas disa javësh, teksa do kërkojnë që të mposhtin kurbinasit me ndihmën e tifozëve të tyre.

Presidenti i nderit, Safet Gjici ka folur për stadiumin Kukësit, teksa është shprehur se të luash jashtë ishte një sfidë për verilindorët, ndërsa nuk nguron të ftojë tifozët në stadium për të parë ndeshjen.

“Ka qenë shumë e vështirë që ndeshjet t’i organizonim larg shtëpisë. Nuk ka qenë e lehtë gjithashtu ta mbanim skuadrën në nivele të larta. Kukësi ka qenë pjesëmarrës rregullisht në evenimentet ndërkombëtare.

Kemi mbajtur fjalën për ta finalizuar si projekt edhe pse kemi kaluar pengesa si pandemia dhe tërmeti. Ky stadium është ndërtuar për futbollin kuksian dhe qytetin e Kukësit. Shtëpia e qytetit të Kukësit tashmë është me standarte të ngjashme me ato të Elbasanit apo Shkodrës.

Ju bëj thirrje kuksianëve që ditën e shtunë në 23 të jenë të pranishëm në stadium dhe ta shikojnë këtë impiant me standarte. Duhet ta ruajmë këtë stadium”, ka theksuar Gjici.

Kujtojmë se drejtuesi e skuadrës së Kukësit kanë vendosur që në inaugurimin e “Kukës Arena” hyrja në stadium të jetë falas. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!