Shtetet e Bashkuara të Amrikës këtë të mërkurë janë bërë gati për inahurimin e presidenit të 46 në histori Joe Biden. Gjithçka është gati për një ceremonik që do të zhvillohet në kushte të pazakonta për shkak të pandemisë.
Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara nuk ka shumë kohë në dispozicion të tij, menjëherë pas ceremonisë ai do të nisë punën e tij.
Betimi i tij para është një traditë që filloi me Ronald Reagan në 1981. Uashingtoni dhe Kapitoli do të ruhen nga gati 20,000 anëtarë të Gardës Kombëtare dhe mijëra oficerë policie sipas një plani të hartuar nga shërbimet sekrete.
Numri i pjesëmarrësve në ceremoni është shumë i vogël: pothuajse 200 vetë, pasi kushtet e pandemisë nuk mund të lejojnë më shumë. Qytetarët pjesmarrës do të zëvendësohen me 191,500 flamuj amerikanë , duke simbolizuar popullin Amerikan dhe praninë e tyre të panatyrshme në këtë moment historik.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë që miliona amerikanë dhe më gjerë nuk do të shikojnë drejtpërdrejt ceremoninë e betimit.
Prezantues i ceremonisë është aktori i njohur Tom Hanks . Do të ketë inspektim tradicional të procesionit nga presidenti i ri, por jo parada në Avenue të Pensilvanisë drejt Shtëpisë së Bardhë. Media amerikane raportoi se do të kishte një “paradë virtuale”. Lady Gaga, Jennifer Lopez dhe Demi Lovato janë vetëm disa nga artistët e njohur që do të nderojnë presidentin e ri. /abcnews.al