Imzot George Frendo rrëfen betejën me Covid-19: Jam ndjerë më pranë Jezu Krishtit

schedule08:40 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 08:40 - 25 Dhjetor, 2020

Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, Imzot George Frendo në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit” rrëfeu betejën me koronavirusin. Imzot George Frendo tregoi se pavarësisht gjendjes shëndetësore dhimbja më e madhe ka qenë të qenurit larg në këtë periudhë që po afroheshin Krishtlindjet.

“Shumë besimtarë iu erdhi keq për faktin se Arqipeshkvi është infektuar dhe është dërguar në Itali në gjendje shumë kritike. Nga ana tjetër, nga aspekti pozitiv jam ndjerë solidar me ata persona që ishin të infektuar. Po të flas për aspekte negative të kësaj negative, për 5 javë kam qenë në Itali me 10 Nëntor deri të martën e kaluar që jam kthyer në Shqipëri.

Fakti që gjatë kësaj periudhe aq të bukur dhe të rëndësishme që është koha e ardhjes në përgatitje për Krishtlindje isha larg, ishte një dhimbje më e madhe. Më shumë se sa frika, ishte keqardhja më e madhe. Së dyti, fakti se pastaj kam kaluar në spital dhe 3 javë në një karantinë shumë të rreptë, i mbyllur pa asnjë kontakt me askënd dhe kjo ishte një eksperiencë shumë negative.

Kjo ka treguar dhe diçka të bukur, që jam shumë i lidhur me popullin tim, e dua shumë. por pastaj jam ndjerë dhe më afër Jezu Krishtit që ka treguar fizionominë e vuajtjes, na ka shpëtuar nëpërmjet vuajtjes, vdekjes. Kjo ishte diçka shumë pozitive për mua, jam ndjerë më afër Jezu Krishtit, jam ndjerë më solidar me shumë që kanë kaluar.”, u shpreh ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!