George Frendo me covid, përkeqësohet gjendja, përfundon në spital

schedule18:33 - 12 Nëntor, 2020

schedule 18:33 - 12 Nëntor, 2020

Arqipeshkvi George Frendo është infektuar me koronavirus. Zyra e shtypit njofton se Frendo për disa ditë ka qenë nën monitorimin e mjekëve për shkak të infektimit. Por mbrëmjen e sotme mjekët rekomanduan që të transportohet për në spital për mjekim më të specializuar për shkak të komplikacioneve respiratore.

Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit e njekohësisht Presidenti i Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë, ka qenë për disa ditë në monitorim mjekësor për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid 19. 

Me rakomandimin e mjekëve, në mbrëmjen e ditës së sotshme, është vendosur që Imzot Frendo të shtrohet në Spital, për shkak të disa komplikacioneve respiratore gjatë ditës. Ju kërkojmë lutjet tuaja për Imzot Frendon dhe i urojmë atij shërim sa më të shpejtë” thuhet në njoftim.

George Frendo është nën kujdesin e mjekëve. Kujtojmë që ditën e djeshme ishte Kryepeshkopi Janullatos që u transportua në gjendje të komplikuar shëndetësore në Greqi, pasi u infektua me koronavirus.

db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!