Imzot Frendo: Erdha në Shqipëri mes plumbave në ’97, fjalët që s’i kam harruar kurrë

schedule12:03 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 12:03 - 24 Dhjetor, 2021

Presidenti Ilir Meta vlerësoi sot përpara largimit nga Shqipëria Imzot George Frendon me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza” për kontributin e dhënë. Frendo rrëfeu si erdhi në Shqipëri dhe vështirësitë e misionit në vite të vështira si në ’97-tën, por edhe periudhën e luftës së Kosovës.

Ky popull më ka dashur dhe respektuar shumë. Do të largohem nga Shqipëria, jo sepse jam i mërzitur, nuk më ka ardhur keq për vendimin e qëndrimit këtu si misionar.

Si e kam njohur Shqipërinë? Në vitet ’70 kur isha student në Romë, nga një student kroat kisha mësuar diçka. Atëherë ishte Shqipëria e Enver Hoxhës, komunizëm çnjerëzor. Në 1996 kemi hapur misionin në Shqipëri në Sukth, Durrës.

Kur arrita në 1997 sapo kishin tre persona nga një familje. Një person nga fshati më tha “Jo, mos ke frikë, ne ju mbrojmë, por nuk ka pyll pa dera”. Ishte hera e parë që dëgjoja atë shprehje” tha ai.

Pasuesi i Imzot George Frendos në krye të Kryedioqezës Tiranë-Durrës do të jetë Arjan Dodaj./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!