Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin.
Një mesazh urimi në këtë ditë të shënuar për besimtarët ka ardhur edhe nga Imzot Angelo Massafra i cili u drejtoi një mesazh shprese të gjithë besimtarëve myslimanë.
“Në emër të besimtarëve katolike ne Shqipëri Ju uroj për festën e ‘ID AL-ADHA, Kurban-Bajramit.
Festa e sotme kujton provën e fese që pati Abrahami, i cili për të dëshmuar fenë në Hyjin ishte i gatshëm për të flijuar djalin e tij.
Por Hyji e shpërblei duke zevendësuar djalin me një gengj. Kurbani i vërtetë, si flijmi i Abrahamit, është zbatimi i vullnesës se Zotit, është respekti i të drejtave njërezore të lirisë së fesë, është besimi ndaj tjetrit, si na ka dêshmuar Abrahami, Ati ynë i përbashkët në fe dhe një nxitje pēr solidaritetin ndaj të tjerëve.
Duke ju lutur Zotin për juve, ju uroj
PËR SHUME VJET KURBAN BAJRAMIN” thuhet në mesazh e Imzot Angelo Massafra, drejtuar kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu.