Imunologu në ABC: Tirana arrin imunizimin e tufës në fund të qershorit

schedule20:11 - 17 Mars, 2021

schedule 20:11 - 17 Mars, 2021

TIRANË – Imunologu Gent Sulçebe ka deklaruar se deri në fund të qershorit të këtij viti, kryeqyteti ynë të ketë arritur pragun e imunizimit të kolektivit të tufës. Thënë ndryshe sipas tij, Tirana në fund të qershorit do të ketë arritur 75% të popullsisë të imunizuar, duke llogaritur bashkë edhe vaksinimet por edhe ata që do e kalojnë infektimin.

Në një intervistë me Jonida Shehun në “Radari Informativ” në ABC, Sulçebe ka shtuar se për sa i përket të gjithë Shqipërisë, imunizimi i tufës pritet që të arrihet në dhjetor.

Sulcebe: Nëse vazhdojmë me këtë ritëm. Flas për Tiranën, atëherë duke marrë parasysh vaksinimin, në dhjetor do kemi arritur pragun e imunizimit të kolektivit të tufës. Pra mbi 75%. Infektime dhe vaksina. Deri në fund të qershorit për Tiranën besoj se do të kemi arritur 75% të imunitetit. Për Shqipërinë është pak më ndryshe. Aktualisht nuk është arritur 32-35%. Por kjo varet edhe nga vaksinimi dhe shpejtësia e vaksinimit. Është teorike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!