Ciro Immobile po udhëheq Lazion drejt titullit kampiona me golat e tij, teksa sot feston 30-vjetorin e lindjes. Bomberi lazial ka shënuar 26 gola dhe kryeson renditjen e golashënuesve të Serie A.
Në një prononcim për Lazio Style, Immobile tregon pengun e vetëm. Në sezonin 2014-2015 ishte pjesë e Dortmund dhe trajner kishte Jurgen Klopp, por italiani nuk ia doli të luante mirë dhe shënonte gola.
“Gjatë gjithë karrierës kam shënuar shumë gola. Dua të falënderoj Jurgen Klopp, i cili e di se u takuam në një moment të gabuar për mua dhe skuadrën. Do të më pëlqente të kisha punuar me të në një moment që do të isha në formë fizikisht“, deklaron Ciro Immobile. /abcnews.al