Ciro Immobile ka bërë me dhimbje kokë trajnerin e Lazios, Maurizio Sarrin dhe teknikun e kombëtares Italiane, Roberto Mancini.
Sulmuesi italian u dëmtua në ndeshjen e çerekfinales të luajtur kundër Milanit, sfidë e cila përfundoi në favorin e skuadrës kuqezi.
Dëmtimi në kyçin e këmbës pas një përplasje me Pierre Kalulu, ku lojtari e kishte të pamundur të vazhdonte lojën duke detyruar Sarrin ta zëvendësonte.
Priten ekzaminime të thelluara për të kuptuar kohën që i duhet Immobiles për t’i riaftësuar, me Mancinin që shqetësohet për gjendjen e sulmuesit, pasi Italia do të luajë në play-off-in e Kupës së Botës kundër Maqedonisë së Veriut muajin e ardhshëm, pastaj ose me Portugalisë, ose me Turqinë, dhe Immobile pritet të jetë zgjedhja e parë e sulmit.
Pas huazimit të Vedat Muriqit te Real Mallorca në afatin kalimtar të janarit, Sarri gjithashtu nuk ka asnjë qendërsulmues tjetër për të zëvendësuar Immobile. /f.a/abcnews.al