Klevis Mata është me profesion shef kuzhine, por që është bërë i njohur përmes videove me batuta.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi për herë të parë fytyrën e vërtetë, që fshihet pas filtrave në Tik Tok. Sakaq, rrëfeu se imiton shumë personazhe të njohur, nga Sali Berisha deri te këngëtari Sidrit Bejleri.
Madje, Klevisi ndau dhe një episod të disa viteve më parë se si një herë “shpëtoi” shokun e ngushtë nga gjoba e Policisë Rrugore, duke bërë zërin në atë kohë si ish-kryeministri Berisha.
“Ne e kishim si kod që kur të ndali rrugorja më thuaj ‘alo daja Sala’. Edhe ky i kishte thënë jam miku i Salës dhe kur e çon me ‘viva voce’, unë bëj si Saliu dhe polici filloi të më kërkonte falje.
Ndërsa, Sidriti është krej dashni, e kam shumë mik. Unë i imitoj personazhet pa i prishur imazhin dhe shkaktoj të qeshura.
Si aktor i thjesht që jam, mundohem t’i imitojë për ndonjë video të thjeshtë në rrjetet sociale”, u shpreh ndër të tjera i riu./abcnews.al