Imitimi, Eni Shehu përballet live me Rezart Veleshnjën

schedule22:39 - 19 Gusht, 2018

schedule 22:39 - 19 Gusht, 2018

I ftuar në këtë puntatë të Edicionit Veror ishte aktori i humorit Rezart Velshnja. Një nisje plot entuziazëm dhe me të qeshura siç vetëm aktori i mirënjohur di të zhvillojë. Këtë herë ai rrëmbeu stafetën prezantuesit Eni Shehu duke e bërë hapjen e intervistës si shëmbëlltyrë të personazhit të tij në rubrikën humoristike “Kripë Deti”. Ky binjakëzim i “emisioneve verore” erdhi më se miri me batuta dhe debate mes prezantuesve.

Eni: Qenke veshur si unë
Rezart: E ma dhe ti këtë bluzën.
Eni: Të shkon shumë.
Rezart: Faleminderit. Ma bëri dhuratë Eni këtë bluzen.
Eni: Jam shumë i nderuar që të kam këtu dhe që i dedikove kohë nga pushimet tua emisionit tonë.
Rezart: Ze be për kokë të plakut që je i nderuar?
Eni: Jo vërtet shumë faleminderit që je Rezi…
Rezart: Asgjë, mos e vrit mendjen.
Eni: Nuk e di, ndjehem shumë në siklet, ke më shumë popullaritet ti si personazh, kripa e detit. Unë me të gjithë punën e lodhshme si gazetar ndjehem në siklet, pse njerëzit të pëlqejnë ty dhe nuk kam aq shumë unë fansa?
Rezart: S’është faji im. Provo të bësh aktorin mos ndryshon.
Eni: Ah po po.
Rezart: Apo ke harruar? Se ti dhe ke mbaruar për aktrim.
Eni: Po është e vërtetë. Komplimentat e mi për të gjithë personazhet dhe karakteret, i pashtershëm.
Rezart: Faleminderit shumë. Edhe unë po ndjehem shumë mirë këtu të them të drejtën edhe pse sot këtu na ra shi. Ka ra një shi, dita e parë që bëra plazh sot ia kërciti një shi, u futëm brenda se na u lagën dhe atletet. S’kemi me ça të ikim në Tiranë tani./abcnews.al