Jozef Uldedaj është një i ri nga Malësia e Madhe i cili është bërë fenomen në rrjetin social Tik Tok falë videove gazmore që ai realizon. I ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi, ai zbuloi prapaskenat e videove më virale, disa prej të cilave kanë si protagonist personazhe të ndryshëm të showbiz.
Uldedaj shprehu se nuk ka marrë mesazhe apo reagime nga personat në fjalë, por fansat e tyre e kanë sulmuar vazhdimisht. Për pasojë ai ka marrë plot komente negative. Nga ana tjetër Uldedaj foli është mbi reagimin e prindërve të tij kur e panë duke xhiruar apo duke postuar video.
Me batutë ai thotë se prindërit janë çuditur dhe kanë thënë se “u ka ikur djali”. “Kur jam në dhomën e ndjenies dhe më shohin duke ikur thonë: ja, u nis për të bërë video.” – shprehu Jozefi mbi reagimin e prindërve.
Ndonëse për të është një kënaqësi e madhe të realizoj video dhe ka marrë edhe famë në qytetin ku studion, Shkodër, ai shprehu se nuk ka fitim monetar nga llogaria e tij në Tik Tok.
I pyetur nga Ermal Peçi se sa të vërteta janë fjalë se në Tik Tok mund të bësh para, Jozefi u përgjigj: “Me lekët që mund të bësh në Tik Tok, në bazë të shikimeve nuk janë mjaftueshëm. Merr lekë, por jo ndonjë shifër të madhe. Sa për një byrek…”
/abcnews.al